Aktualitet

Buxheti për arsimin!Rama:Rriten pagat e mësuesve me 40%, ka drejtorë shkollash ‘out’

13 Nëntor 2021, 09:47 Nga DOSJA
Buxheti për arsimin!Rama:Rriten pagat e mësuesve me 40%, ka

TIRANË- Projektbuxheti i vitit 2022 për arsimin u prezantua ditën e sotme nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit Evis Kushi. Rama gjatë fjalës së tij, u shpreh se gjatë mandatit që kanë, synojnë që pagat e mësuesve të rriten deri në 40%, duke theksuar se mësuesit duhet të futen në punë me anë të meritës dhe jo me anë të lidhjeve që mund të kenë me politikanë dhe drejtues.

Rama paralajmëroi se të gjithë drejtorët e shkollave do të futen në filtër dhe do të vijojë detyrë ai që e meriton, në të kundërtën të hapin krahut. Sygjerimi i tij ishte që në krye të shkollave të ketë drejtuese gra.

Nga ana tjetër, Ministrja Kushi u shpreh se pagat për vitin 2022 do të rriten me 6%. Ministrja shtoi se gjatë këtij viti gjithashtu synohet modernzimi i shkollave dhe i klasave laboratorike. Kushi preku dhe një temë e cila është evidentuar gjatë nga prindërit e fëmijëve. Ajo pohoi se janë evidentuar problematikat e teksteve shkollorë, të cilat do të rishikohen të gjitha lëndët mësimore. Në arsim, vëmendje do të marrë dhe pasurimi i bibliotekave si edhe 110 mln lekë për shkollat e arsimit special, me qëllimin për t’i shndërruar këto mjedise në qendra burimore.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

‘Koha juaj mbaroi’/Rama: Ka drejtues shkollash që janë ‘out’! Hapni krahun

Kushi: Të vetëdijshëm për gabimet në tekste, rriten pagat e mësuesve

Kritikat! Rama: Boshllëk në ofrimin e shkollave në qendër komunitare, këmbanë alarmi

‘Pagat rriten me 40%’, Rama-mësuesve:Vendi i punës bazohet te merita, jo te politika

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike buxheti 2022 per arsimin edi rama evis kushi buxheti 2022 per arsimin edi rama evis kushi

Sondazh

Poll