Sport

VIDEO/ Angel Di Maria e çon Argjentinën në dyert e Botërorit “Katar 2022”…

13 Nëntor 2021, 06:10 Nga DOSJA

URUGUAJI – Në orët e para të mëngjesit të sotëm, u zhvilluar edhe ndeshja Uruguaji-Argjentinë, e vlefshme për eliminatoret e bortërorit “Katar 2022” për zonën e CONMEBOL-it. Goli i Angel Di Marias e çon Argjentinën në prag kualifikimi, teksa Lionel Messi ishte në stol për fitoren 1-0 në transfertën ndaj Uruguajit.

Në minutën e 7-të të ndeshjes, Paulo Dybala i grabiti një top Joaquin Piquerezit të përgjumur pak jashtë zonës dhe kaloi atë te Di Maria, që goditi dhe shënoi. Kjo ishte edhe gjuajtja e vetme e Argjentinës në portë në pjesën e parë.

Pas pushimit dhe në vazhdim, Argjentina vazhdoi ta kontrollonte topin pa krijuar raste, ndërsa Uruguaji ishte më i rrezikshëm. Gjithsesi rastet e krijuara nuk u shfrytëzuan dhe takimi u mbyll 1-0 për Argjentinën. Më në fund, kur kishin mbetur edhe 15 minuta lojë për t’u luajtur, Scaloni thirri Lionel Messin nga pankina, por ai pati pak ndikim në lojë.

Pas këtij triumfi në stadiumin “Campeon del Siglo” të Montevideos, skuadra e Scalonit rregjistron 26 ndeshje pa u mundur. Gjithsesi, për të siguruar kualifikimin, Argjentina duhet të mposhtë edhe Brazilin të martën në shtëpi, qoftë edhe për prestigj.

GOOOAL Angel Di Maria, El Fideo just curls the ball In after La Joya Dybala wins the ball. The PSG man with a exceptional goal, Argentina 1-0 against Uruguay?pic.twitter.com/4E0PQlZPQV

— footballnews (@footynews34) November 12, 2021

B.T (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll