Sport

Penallti e humbur dhe 1 pikë, Italia ngec në “Olimpico”! Të kaltrit lënë të hapur…

12 Nëntor 2021, 22:01 Nga DOSJA

EUROPË-Nuk ka fitues në takimin Itali-Zvicër. Përballja e vlefshme për Grupin C ishte e rëndësishme për dy skuadrat, pasi një fitore mund të mbyllte llogaritë sa i përket kualifikimit. Në Romë, dy skuadrat nuk shkuan më shumë se 1-1, që u luajt në “Olimpico” të Romës. Silvan ëidmer kaloi miqtë në avantazh në minutën e 11-të, por kampionët e Europës barazuan në minutën e 36-të.

Gol i ardhur nga dy lojtarë të Napolit: asist i Lorenzo Insignes dhe finalizim i Giovanni Di Lorenzos. Jorginho kishte shansin të shënonte golin e fitores në minutën e fundit, por mesfushori i Chelsea gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

E dyta ndeshje radhazi që Jorginho dështon të shndërrojë në gol një penallti përballë Zvicrës. Italia mbetet në vend të parë në grupin C me 15 pikë, po aq sa numëron edhe kombëtarja helvete. Italia do të luajë ndaj Irlandës së Veriut në transfertë, ndërsa Zvicra do të luajë ndaj Bullgarisë.

Danimarka është kualifikuar në Grupin F, por një gjë e tillë nuk i pengoi vikingët të siguronin suksesin e nëntë në po kaq ndeshje. Danimarka fitoi 3-1 në shtëpi përballë Ishujve Faroe falë rrjetave të Skov Olsen, Bruun Larsen dhe Mehle.

Polonia nuk hasi probleme në fushën e Andorrës, kundërshtar të cilin e mposhti 1-4. Vendasit mbeten me dhjetë lojtarë që në minutën e parë, duke ia lehtësuar detyrën polakëve, që siguruan vendin e dytë në grupin I falë golave të Lewandowskit (2x), Jozwiak dhe Milik.Austria dhe Izraeli u zbavitën mes tyre, por në fund festuan austriakët falë triumfit 4-2. Irlanda e Veriut iu fal një goli për të thyer Lituaninë në shtëpi, ndërsa Skocia fitoi 0-2 në fushën e Moldavisë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport italia italia

Sondazh

Poll