Sport

“Katar 2022”: Përsëri dy me zero! Pulisic dhe McKennie triumfojnë mbi Meksikën

13 Nëntor 2021, 10:29 Nga DOSJA

SHBA – Janë zhvilluar edhe ndeshjet e shtata kualifikuese në zonën e CONCACAF-it për botërorin “Katar 2022”. Ndërsa kishte fituar më parë 2-0 ndaj Salvadorit, sot në të gdhirë Meksika është mundur po 2-0 ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Portieri i “El Tri”, Guillermo Ochoa, u shfaq zyrtarisht si i keqi në radhët e meksikanëve. Christian Pulisic (74’) dhe Weston McKennie (85’) gjetën rrjetën dhe festuan në një fitore 2-0, ku SHBA mposhti rivalit kryesor në grupin e CONCACAF-it.

Një fitore mjaft të çmuar me përmbysje arriti edhe Panamaja, e cila fitoi 2-3 ndaj Hondurasit në San Petro Sula. Pas golave të Elis (30’) dhe Moya (59’), panamezët reagojnë dhe shënojnë me anë të Waterman (77’), Yanis (80’), Davis (85’), duke arritur një sukses, i cili u shton shpresat për kualifikim.

Sakaq, Kanadaja bëri detyrën, duke fituar 1-0 ndaj Kosta Rikës, ku David (57’) ishte autor i golit të vetëm të takimit. Salvadori barazoi 1-1 “in extremis” me Xhamajkën. Roldan (90’) ekuilibroi rezultatin, pasi Antonio (82’) kishte shënuar më herët.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll