Sport

“Kjo Angli nuk përballohet”! Reja ngre duart lart: Tani të fitojmë ndaj Andorrës

12 Nëntor 2021, 22:22 Nga DOSJA
“Kjo Angli nuk përballohet”! Reja ngre duart lart: Tani të

ANGLI- Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, ka deklaruar se ndaj Anglisë sot e kishte të pamundur kushdo që të bënte diçka. Në fjalët e tij për “SuperSport”, ai theksoi se ekipi nuk mund të bënte më shumë ndaj një ekipi dominues.

GABIMET-Bëmë gabime, sidomos me topin e parë. Gabuam te goli i parë, te goditja e këndit. Kur Anglia vjen me këtë forcë fizike, është e vështirë ta përballosh. Edhe te goli i dytë gabuam, por duhet t’i japim merita kundërshtarit.Në pjesën e parë nuk ishim në fushë. Do kisha dashur të kisha shënuar një gol. Aktivizova disa lojtarë në pjesën e dytë, u përpoqëm. Më vjen keq për dëmtimet, pasi mund të kisha bërë ndonjë ndryshim më tepër”.

ANGLIA-“Duhet ta komplimentojmë Anglinë. Mund të jetë një nga momentet më të këqija për mua në karrierë, pjesa e parë. Pësuam 5 gola dhe nuk kishim mundësi ta kontrollonim situatën, na vinin nga të gjitha krahët. Mënyra si i rinisnin sulmet ishte e frikshme.Nuk mund t’i them asgjë lojtarëve, pasi kur përballesh me ekipe të tilla është e vështirë. Do kisha dashur të mos pësonim kaq shumë. Ishin superiore ndaj nesh fizikisht. Ndoshta nuk duhet të kishim bërë aq lart presing”.

NDESHJA E FUNDIT-“Duam të dalim të tretët dhe nuk duam ta humbim rastin. Kemi mungesa, por kemi 23 lojtarë dhe do luajnë të tjerët që nuk kanë luajtur. Do mundohemi të bëjmë një ndeshje të mirë kundër Andorrës”

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport reja shqiperia reja shqiperia

Sondazh

Poll