Sport

Roy Kean: “Festimi i Meguire për golin ndaj Shqipërisë, një trup…”

13 Nëntor 2021, 09:50 Nga DOSJA
Roy Kean: “Festimi i Meguire për golin ndaj Shqipërisë,

ANGLI – Anglia mundi lehtësisht mbrëmjen e djeshme Shqipërinë, teksa shënuan pesë herë në portën e mbrojtur nga Thomas Strakosha. Goli i parë për “Tre Luanët” erdhi nga Harry Maguire në minutën e nëntë, me mbrojtësin që kishte menduar edhe një festim të veçantë.

Lojtari i Manchester United ka marrë shumë kritika në kohët e fundit për paraqitjet në fushë, ndaj festoi duke vendosur duart në veshë, si për të heshtur kritikët e tij.

Ky gjest nuk i ka pëlqyer aspak një legjende si Roy Keane, i cili thekson se mbrojtësi nuk mund të bëjë një festim të tillë, pasi është e turpshme.

“Ai vendosi duart në veshë sikur po hesht të gjithë kritikët e tij, por unë mendoj se kjo është e turpshme. Ai ka qenë një fatkeqësi për Manchester United në muajt e fundit dhe tashmë mendon se duke shënuar një gol do të bëjë që kritikat të pushojnë. E turpshme”,- u shpreh Keane.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #meguire #roykean angli kuqezinjtë ndeshja shqiperi #meguire #roykean angli kuqezinjtë ndeshja shqiperi

Sondazh

Poll