Politike

Rama prezanton mes batutave kandidatin në Pogradec: U prita me protesta nga shoku i Giridës

16 Qershor 2019, 16:42 Nga DOSJA
Rama prezanton mes batutave kandidatin në Pogradec: U prita me protesta nga

KORÇË- Kryeministri Edi Rama sot është ndalur në qarkun e Korçës, ku ka prezantuar kandidatët  për bashkitë. Pas Pustecit, Rama bëri një ndalesë në Pogradec, ku në fjalimin e tij nuk munguan as batutat, por vend zunë dhe deklaratat politike.

Rama u shpreh sot se opozita po bën çmos që negociatat të mos hapen me Bashkimin Europian, pasi kanë frikë nga drejtësia e re. Duke iu referuar, dosjes së lobimit rus, kryeministri tha se Basha nuk është më i dyshuar, por i akuzuar.

Pas deklaratave politike, duke komentuar bllokimin e rrugës nga simpatizantët e PS, kreu i qeverisë tha se ishin organizuar nga çuni i Fahriu dhe shoku i Gridës, duke nën kuptuar Klevis Balliun dhe Ervin Salianjin. Më tej Rama vijoi me batutën për fallxhoren, duke nxjerrë nga xhepi një filxhan dhe nisi “ta lexojë” duke shkaktuar të qeshura tek qytetarët.

Kryeministri dhe Partia Socialiste dhe pse presidenti ka anuluar datën e 30 qershorit kanë vijuar fushatën dhe në ditët e fundit janë pritur me protesta nga demokratët. Ditën e djeshme, Ervin Salianji në Korçë është përplasur me Policinë, ndërsa sot situata ka qenë më e qetë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama eduart kapri ervin salianji klevis balliu ps hap fushaten ne pogradec edi rama eduart kapri ervin salianji klevis balliu ps hap fushaten ne pogradec

Sondazh

Poll