Sport

Ventura del në pension, më pas vjen urimi: “Mancini, shko në Botëror dhe fitoje”…

12 Nëntor 2021, 11:27 Nga DOSJA

ITALI – Gian Piero Ventura, aktualisht në moshën 73-vjeçare, ka zgjedhur ditën e ndeshjes Itali-Zvicër për të deklaruar daljen e tij në pension. Sot kombëtarja e Mancinit, e cila fitoi Kampionatin Europian këtë verë, mund t’i afrohet ndjeshëm kualifikimit për në Botërorin e Katarit 2022, pasi ka anashkaluar atë të fundit, më 2018 në Rusi.

Dhe në krye të kombëtares italiane, që pati përballjen e dyfishtë më të keqe me Suedinë asokohe ishte Ventura, i cili vendosi t’i jepte fund karrierës së tij si trajner: “Vendosa të ndalem. Nuk dua të merrem më me fjalime në terren.

Pas tridhjetë e shtatë vitesh futboll, me shumë kënaqësi, por edhe me disa momente negative, mendoj se është e drejta ime të them mjaft. Vitet kalojnë, dua ta shijoj jetën”,– ka thënë Ventura për TMW, në intervistën e publikuar për rubrikën “Ballë për ballë”.

Më pas, ish-tekniku i kombëtares “azzurre”, Gian Piero Ventura, i bëri urimet më të mira kombëtares së Mancinit: “I uroj Mancinit shumë fat, që të shkojë në Kupën e Botës dhe ta fitojë atë”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll