Sport

Brazili siguron biletën për në “Katar 2022”, fitojnë edhe Ekuadori, Kili dhe Peruja

12 Nëntor 2021, 06:27 Nga DOSJA

BRAZIL “Seleçao” fitoi biletën për në “Katar 2022” pas fitores së vështirë ndaj Kolumbisë, falë një goli të vetëm të Paquetá në pjesën e dytë. Në skuadrën e Tite, gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë, me hyrjen e Vinicius në fushën e blertë.

Freskia dhe besimi i futbollistit të Real Madridit, e ndihmoi skuadrën e tij të gjeneronte shumë më tepër ndaj portës rivale dhe në fund goli i Paquetá ndryshoi edhe rezultatin.

Në pjesën e parë shanset për Brazilin ishin të pakta, duke përjashtuar rastin e Marquinhos, kur me kokë dhe goditi shtyllën në prag të pjesës së parë.

Me aktivizimin e Vinicius, në vend të Fred, ndryshimi në lojë ishte drastik. Neymar filloi të luante më lirshëm në qendër dhe çastet e rrezikut pasuan njëri-tjetrin. Gjithsesi, dinamika e lojës tregonte se goli brazilian ishte çështje kohe. Në minutën e 72-të, Neymar do të jepte ​​një pasim të shkëlqyer për Paquetá, do të shënonte golin e vetëm të fitores 1-0 të Brazilit.

Në ndeshjet e tjera, Ekuadori fitoi 1-0 ndaj Venezuelës pas golit të Hincapie (41’), duke forcuar pozitat e saj në renditje. Kili gjithashtu, siguroi një fitore të çmuar 1-0, pas autogolit të A.Silvas (56’) në transfertë e vështirë ndaj Paraguajit.

Peruja mposhti thellë dhe pastër në Lima ndaj Bolivisë. Kapadula (9’), Cueva (31’), Pena (39’) ishin autorët e fitores 3-0. Peruja e Ricardo Gareca është vetëm dy pikë prapa vendit të katërt, ëndërron të ngjitet në renditje nëse mund Venezuelën të martën në Karakas.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll