Sport

Southgate do t’i ofrohen 6 milionë £ në vit, që të qëndrojë në krye të “Tre Luanëve”

12 Nëntor 2021, 10:49 Nga DOSJA

ANGLI – Gareth Southgate thuhet se i është ofruar një 6 milionë paund në vit, dyfishi i pagës së tij aktuale, për të nënshkruar një zgjatje të kontratës dhe me kusht për të vazhduar si trajner i Anglisë.

Drejtuesit e Federatës Angleze të Futbollit janë tifozë të mëdhenj të 51-vjeçarit dhe do të synojnë për ta mbajtur atë në krye të ekipit të “Tre Luanëve” përtej Katarit 2022, ndaj tani do t’i bëjnë atij një ofertë me shumë para.

“The Sun” raporton se FA është e shqetësuar, pasi mendojnë se ai do të largohet për të marrë një punë në Premier League pas Kupës së Botës vitin e ardhshëm, prandaj ata do t’i ofrojnë atij dyfishin e pagës aktuale për të zgjatur marrëveshjen e tij.

Gareth Southgate ka pasur pesë vite jashtëzakonisht të suksesshme në krye të Anglisë, duke e çuar atë në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2018 dhe më pas në finalen e Euro 2020 të zhvilluara në verë.

Pavarësisht humbjes ndaj Italisë në penallti në përballjen në “Wembley”, ka pasur shenja të shkëlqyera dhe FA është e prirur ta lidhë atë me pankinën e “Tre Luanëve” për një kohë më të gjatë, në një përpjekje për të siguruar një trofe në vitet e ardhshme.

Presidenti i FA, Mark Bullingham ka pranuar hapur, se dëshiron të mbajë Southgate në krye të Anglisë, edhe pas botërorit “Katar 2022”. Ndërkohë, kapiteni Harry Kane, shprehet pro gjithashtu: “Do të doja që ai të qëndronte. Por kjo do të varet nga ai dhe FA. Ne do të shohim se si do të shkojë. Ai ka qenë i mrekullueshëm dhe rekordi i tij flet vetë. Në gjysmëfinale të Kupës së Botës, finale në Euro, po shkojmë në drejtimin e duhur.”

Southgate e filloi karrierën e tij si trajner i Anglisë me një pagë prej rreth 1.8 milionë £ në vit, e cila u rrit në 3 milionë £ pas suksesit relativ të Kupës së Botës në 2018. Në vitin 2020, ai pësoi një ulje pagese prej 1 milion £ për shkak të pandemisë së koronavirusit, por tani atij do t’i jepet një ofertë prej 6 milionë £ në vit.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll