Sport

Hoenes ‘ngacmon’ PSG-në dhe Man.City: “Paratë tuaja nuk mjaftojnë për të na mundur!”

12 Nëntor 2021, 10:11 Nga DOSJA
Hoenes ‘ngacmon’ PSG-në dhe Man.City: “Paratë tuaja

GJERMANI – “Deri më tani, ata nuk kanë fituar asgjë. Asgjë. Dy klubet ende nuk kanë një titull të vetëm të Champions League,”- tha Uli Hoenes për podcast “11 Lives”, i cili trajton në mënyrë kritike jetën dhe punën e tij në 16 episode në total, prej rreth 27 orësh.

Për Hoenesin, e rëndësishme është “t’u tregojë, se paratë e tyre, nuk mjaftojnë!” Kur u pyet për presidentin e klubit të PSG-së, sheikun nga Katari, Nasser Al-Khelaifi, presidenti prej kohësh i Bayern, tha: “Dallimi midis tij dhe meje është: Unë kam punuar shumë për paratë, ndërsa ai i ka marrë dhuratë.”

Në finalen e Champions League më 2020, Bayern triumfoi 1-0 ndaj PSG-së, sezonin e kaluar francezët mbizotëruan në çerekfinale, pas fitores 3-2 në Mynih dhe 0-1 në ndeshjen e dytë falë golave në fushën kundërshtare.​ “Ata do të vazhdojnë të humbasin ndaj nesh,- tha Hoenes. – Jo gjithmonë, por shpesh herë. Ky duhet të jetë qëllimi, dhe nëse fitojmë kundër tyre, unë jam shumë i lumtur”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll