Sport

Lamtumira simbolike e Joakim Low, mungojnë kampionët Schweini dhe Lahm?!

12 Nëntor 2021, 09:37 Nga DOSJA

GJERMANI – Lamtumira e tij duhet të ishte skena e madhe. Por vetëm tetë nga ish-lojtarët e tij ishin në Wolfsburg, kur trajneri i kampionëve të botëros, Jogi Löw (61 vjeç) i tha lamtumirë karrierës së tij në krye të “panzerave”, pas një ndeshjeje simbolike.

Përveç Mario Gomez, Sami Khedira, Julian Draxler, Per Mertesacker, Miroslav Klose dhe Lukas Podolski, ishte edhe Mats Hummels dhe Jerome Boateng, të cilët dikur u zgjodhën nga Löw dhe veshën fanellën e kombëtares së Gjermanisë.

Boateng (Lyon) dhe Poldi (Zabrze), madje e shpërthillën stresin e udhëtimit: të dy erdhën posaçërisht pas stërvitjes në klubet e tyre, për të qenë sërish të premten në mëngjes në ekipe përpara seancës së ardhshme stërvitore.

Po ku ishin kampionët e tjerë të botës si Philipp Lahm dhe Bastian Schweinsteiger? “Bild” shpjegon: Gruaja (Lahm festoi ditëlindjen e tij të 38-të në ditën e ndeshjes) i kishte planifikuar një festë surprizë. Lahm i ka kërkuar falje Löw dhe dëshiron ta takojë sërish privatisht. Schweini e justifikoi mungesën e tij vetëm në një njoftim të shkurtër në ditën e ndeshjes, sepse fëmijët e tij Leon (2) dhe Luka (3) ishin të sëmurë.

Edhe pas fishkëllimës së fundit të ndeshjes simbolike, festimi vazhdoi në një grup të vogël: zëvendësi i DFB-së, Peter Peters, mbajti një fjalim dhe u shfaq një film me momentet kryesore.

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) i dhuroi Jogit një foto të “momentit të karrierës së tij si trajner i kombëtares”: zëvendësimi i Mario Götze në finalen e Kupës së Botës 2014 kundër Argjentinës. Rastësisht, golashënuesi i fitores gjithashtu mungonte, pasi ndodhej me pushime në Mallorca me gruan Ann-Kathrin dhe djalin Romën (1).

Gjithsesi, lojtarët e ardhur ishin të zhgënjyer, që kaq pak kampionë të botës u mblodhën në këtë ndeshje simbolike, në respekt të trajnerit të tyre Joakim Low.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll