Sport

Scaloni fërkon duart, Leo Messi është riaftësuar dhe gati për sfidën ndaj Uruguajit

12 Nëntor 2021, 05:42 Nga DOSJA

ARGJENTINE – “Leo është mirë, ka kryer stërvitje të plotë, ndërsa më parë ka punuar në mënyrë progresive, pra duke bërë diferencim në ditët e para. Por tani ai është në dispozicion dhe nëse ai e konfirmon, na mbetet rifinitura e skuadrës me praninë e tij”. Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, në prag të ndeshjes kundër Uruguajit në kualifikueset e Botërorit në Montevideo, njofton prezencën e Lionel Messit në fushë, duke përjashtuar çdo ngjarje të paparashikuar të orës së fundit.

“Ne kemi marrëdhënie të mira me Leonardon, – tha ai duke iu referuar polemikave të ngritura nga PSG, – dhe me Walter Samuel folëm pak më parë. Unë e kuptoj qëndrimin e tyre, për atë që po ndodh me këto data, kur pak ka qenë edhe Kupa e Amerikës. Klubet kanë mjaft probleme, pasi lojtarët e thirrur në kombëtare kryejnë shumë udhëtime, por kjo do të duhet të diskutohet me FIFA-n”.

Në të gdhirë të ditës së nesërme, në orën 00:00, në Montevideo do të luhet ndeshja Uruguaji-Argjentinë, ndërsa të mërkurën, në orën 00:30, në “Estadio San Juan del Bicentenario”, skuadra e Lionel Scalonit do të luajë kundër Brazilit, ku rezultati kalon në plan të dytë në këtë përballje.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll