Sport

Çfarë disfate për Suedinë e Ibrahimovic! Maqedoninë e Veriut e nderon një shqiptar

11 Nëntor 2021, 20:07 Nga DOSJA

GRUPI B
Ndeshja që rezultoi surprizë ishte ajo mes Gjeorgjisë dhe Suedisë me takimin që përfundoi me shifrat 2-0, duke i dhënë një goditje të fortë shpresave të nordikëve për të mbajtur vendin e parë. Dy golat e takimit i shënoi Kvaratskhelia. Zlatan Ibrahimovic luajti për 90 minuta pa arritur dot të nxjerrë nga telashet skuadrën e tij.


GRUPI H
Rusia ndërkohë ka bërë detyrën, duke mposhtur me rezultatin 6-0 Qipron. Rusët e kanë finalen e madhe në Kroaci, pas katër ditësh, pasi sonte nuk është se presin ndonjë mrekulli nga Malta për të siguruar kualifikimin në “Katar 2022”.

GRUPI J
Maqedonia e Veriut ka marrë një fitore me shumë vlera në Armeni, madje me pesë gola. Tre prej golave i shënoi mesfushori shqiptar, Enis Bardhi, dhe tashmë shpresat për vendin e dytë janë ende gjallë, edhe pse nuk e kanë më vetë në dorë. Sonte luajti edhe Azerbajxhani i Gianni De Biasi, që u mposht 3-1 në shtëpi nga Luksemburgu.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll