Sport

“Pas Capellos dhe Mancinit, rradha ime”! Reja “kërcënon” Anglinë në stilin italian

11 Nëntor 2021, 20:19 Nga DOSJA
“Pas Capellos dhe Mancinit, rradha ime”! Reja

ANGLI-Dueli kundër Anglisë është mjaft i vështirë për Shqipërinë dhe këtë e dinë të gjithë. Gjithsesi në ndeshje të tilla motivimi është maksimal dhe futbollistët kuqezi janë gati për këtë duel. Reja u kujtoi anglezëve se si italian pret të ndjekë sukseset e bashkëkombësve të tij, Mancini dhe Capello.

NDESHJA-“Wembley është tempulli i futbollit. Jam shumë mik me Fabio Capellon dhe e di çfarë do të thotë të luash në Wembley. Pres një skuadër me karakter. Mancini ka fituar, Capello ka shënuar dhe ka fituar Italia, dhe thuhet se nuk ka dy pa tre, shpresoj që të kem edhe unë sukses. Pres karakterin më të mirë të skuadrës sime përballë Anglisë.”

SKUADRA– Mendoj se skuadra për atë që ka bërë deri tani ka bërë mjaft mirë. Kemi bërë ndonjë gabim më shumë se sa duhet, sidomos në ndeshjet me Poloninë, se me ndonjë gabim më pak do të ishim sot duke folur për Botërorin. Edhe pse nuk është thënë ende fjala e fundit, kemi ende mundësi, por duhet të fitojmë, edhe pse ka pak shanse, do të mundohemi t’i realizojmë

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport anglia reja shqiperia anglia reja shqiperia

Sondazh

Poll