Sport

“Gjak shqiptari në fushë dhe në tribuna”! Cikalleshi do të pamundurën ndaj Anglisë

11 Nëntor 2021, 19:01 Nga DOSJA
“Gjak shqiptari në fushë dhe në tribuna”! Cikalleshi

ANGLI-Sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi foli në prag të ndeshjes me Anglinë për kualifikueset e Kupës së Botës, Katar 2022. Futbollisti që luan me Konyaspor në Turqi, foli për ndeshjen më të rëndësishme dhe gjendjen e tij pas Covid-19.

NDESHJA- Duhet shpirti i garës, në ëembley do të jetë një ndeshje shumë e bukur për tu luajtur, mund ta them dhe në aspektin personal. Është ndeshjet nga më të vështira, por situata e tifozëve besoj që nuk ndikon.
E dimë që do të kemi mbështetjen e tifozëve duke qenë bashkë mund të arrijmë gjëra të bukra e të mira, do të jetë shtysë për ne nesër dhe uroj që në fund tre ndeshjet të dalin të kënaqur nga rezultati osë nga shpirti i skuadrës në fushën e lojës.

COVID-19-Për sa i përket Covid-it, jam rikthyer më i fortë këtë e kam treguar dhe në dy ndeshjet e fundit që kam luajtur me ekipin. Si sulmues shpresoj të gjej rrugën e rrjetës, përballë do të kem mbrojtësit më të mirë në botë por ky është futbollit dhe uroj të shënoj ekipi në fillim, ndërsa goli që do të shënoj shpresoj të ketë vlerë kjo është pozitive dhe na ndihmon neve të arrijmë atë çka duam.

ANGLIA– Ne e dimë se çfarë lloj lojtarësh ka Anglia dhe çfarë cilësish kanë, ne e dimë që Anglia erdhi dhe fitoi në Shqipëri.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport anglia cikalleshi shqiperia anglia cikalleshi shqiperia

Sondazh

Poll