Sport

“Ka mundësi për kualifikim”, trajneri i Anglisë “përkëdhel” Shqipërinë: Ekip i…

11 Nëntor 2021, 18:32 Nga DOSJA
“Ka mundësi për kualifikim”, trajneri i Anglisë

ANGLI-Ditën e premte, ora 20:45 Shqipëria do të luajë në “Wembley” ndaj Anglisë, për raundin e nëntë të kualifikueseve të Kupës së Botës, Katar 2022. Përfaqësuesja e “Tre Luanëve” kanë mbyllur çdo histori në Grupin I dhe në dy ndeshjet e fundit thjesht do të respektojnë garën.

Në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë, trajneri Gareth Southgate foli përpara mediave. Në fjalët e tij, tekniku anglez nuk i kurseu fjalët e mira për kuqezinjtë e Rejës, të cilët i vlerësoi maksimalisht.

STËRVITJA- Ka shkuar mirë, kemi disa mungesa të rëndësishme, por jemi mësuar me to tani. Jam shumë i lumtur me mënyrën sesi lojtarët janë stërvitur dhe janë gati për nesër. . Jemi të fokusuar shumë për ndeshjen kundër Shqipërisë, duhet ta lëvizim shpejt topin pasi këto lloj ekipesh janë të organizuara mirë.

SHQIPËRIA– Ne e njohim Shqipërinë nga ndeshja e parë atje, por e kemi parë edhe nga takimet e tjera që ka zhvilluar në grup. Janë ekip shumë i organizuar, Reja ka zhvilluar një punë fantastike. Kanë ende disa shanse për t’u kualifikuar, nuk fokusohemi kurrë te një lojtari i caktuar, por te loja e tyre në grup. Po mendojmë diçka për të shpërthyer mbrojtjen e tyre”, ka thënë Southgate.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport anglia shqiperia southgate anglia shqiperia southgate

Sondazh

Poll