Politike

4200 Firmat, Bylykbashi: Pres që Basha të mos ketë siklet, të shkoj t’i shohë

11 Nëntor 2021, 20:58 Nga DOSJA
4200 Firmat, Bylykbashi: Pres që Basha të mos ketë siklet,

TIRANË– Oerd Bylykbashi ka deklaruar se formularët e demokratëve mund të hihen nga vetë kryedemokrati Lulzim Basha. Në një deklaratë në “Opinion”, Bylykbashi tha se Basha nuk do të ketë kompetencë për verifikim të tyre, por vetëm për t’i parë.

“Sigurisht që është bërë ftesa shumë e qartë, kush të dojë mund të shkojnë t’i shohin formularët janë aty. Janë më shumë se kërkesa statutore. Është bërë thirrja, është kërkuar data. Por verifikimi bëhet në datën 11 Dhjetor nga vetë Kuvendi nga komisioni i verifikimit që do të ngrihet atë ditë. Pas verifikimit nga komisioni, nëse rast se është ¼,  pra është bërë thirrja e Kuvendit. Pastaj verifikohet prezenca e më shumë se gjysmës së anëtarëve dhe kur kjo gjë ndodh, shpallet që Kuvendi është mbledhur dhe merren të gjitha vendimet. Atë ditë në Kuvend atë ditë kryetari i partisë dhe kryetari i seksionit janë të barabartë. Unë pres që zoti Basha të mos ketë siklet, të shkoj t’i shoh nuk ka kompetencë që t’i verifikoj, por mund t’i shikojë,”- tha Bylykbashi.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes lulzim basha oerd bylykbashi aksioni i berishes lulzim basha oerd bylykbashi

Sondazh

Poll