Politike

Bardhi: 4200 firmat janë të parregullta, procedura e ndjekur nga Berisha e pasaktë

11 Nëntor 2021, 21:39 Nga DOSJA
Bardhi: 4200 firmat janë të parregullta, procedura e ndjekur nga

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se 4200 firmat e anëtarëve demokratë janë të parregullta. I ftuar në emisionin “Open”, në Top Channel, Bardhi duke shpjeguar se firmat nuk janë të pranushme ka thënë se proceduar e ndjekur nga ish-kryeministri Sali Berisha nuk është e saktë.

“Nuk është kjo procedura që duhej ndjekur. Në fillim vjen kërkesa në institucion. Kërkohet një e katërta e anëtarëve të partisë. Duhet të verifikohet nëse është plotësuar kriteri i një të katërtës së kuorumit, për të thirrur kuvendin kombëtar. Kryesia e partisë shqyrton kërkesën dhe kjo është sipas rregullores që vetë Sali Berisha ka miratuar kur ishte kryetar i PD-së. Pastaj kryesia e partisë cakton kohën, vendin dhe rendin e ditës. Shqyrtohet nëse ata që kanë firmosur janë anëtarë të partisë. I kërkohet informacion sekretarit të partisë dhe unë them nëse janë të gjithë anëtarë apo jo. Pastaj vendoset për kuvendin”, tha Bardhi.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gazment bardhi sali berisha gazment bardhi sali berisha

Sondazh

Poll