Politike

Garo: Berisha mund ta largojë Bashën nga PD-ja

11 Nëntor 2021, 20:43 Nga DOSJA
Garo: Berisha mund ta largojë Bashën nga PD-ja

TIRANË- Drejtoresha e Komunikimit në ‘Foltoren për PD’, Floriana Garo është shprehur se nga Foltorja pret largimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD-së. E ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv u shpreh se vetëm Berisha mund ta largojë Bashën nga PD-ja.

“Basha duhet të largohet dhe vetëm Berisha mund ta bëjë. Unë mendoj se Berisha është lider i jashtëzakonshëm dhe do të frymëzojë gjeneratën e re, ashtu siç duhet. Unë shoh largimin e Bashës dhe rikthimin e Berishës. Rinia nuk mund të rrijë kështu, nuk mund të quhemi gjeneratë e re dhe e djegur, e pse, kur kemi shpresën. Unë mendoj se Berisha më vlerëson mua si grua dhe atë që unë përfaqësoj, të qenit e suksesshme në fushën e televizonit, më vlerëson si nënë dhe si njeri të përkushtuar”, tha Garo.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike floriana garo lulzim basha sali berisha floriana garo lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll