Politike

Bardhi: Noka s’i mban të fshehta Berishës, edhe ai mendoj se e di për kërcënimet

11 Nëntor 2021, 21:25 Nga DOSJA
Bardhi: Noka s’i mban të fshehta Berishës, edhe ai mendoj se e

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se edhe ish-kryeministri Sali Berisha mund të jetë në dijeni të kërcënimeve të bëra ndaj demokratëve për firmosjen e formularëve për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

I ftuar në ‘Open”, Bardhi tha se përderisa deputeti Flamur Noka është thirrur për tu pyetur nga demokratët e Elbasanit, edhe Berisha duhet të jetë në dijeni.

“Mendoj se edhe Berisha ka dijeni. Përderisa është thirrur Noka për tu marrë në pyetje nga demokratët e Elbasanit, e di dhe ai, nuk besoj se Flamur Noka i mban të fshehta Berishës. Ky takim është zhvilluar para dy ditësh dhe i është thënë që nëse është e vërtetë kjo gjë, ne nuk pranojmë kurrë që personi që kemi pasur përballë për zgjedhjet e 25 prillit të mbledhë Kuvendin e PD-së,”- tha Bardhi. 

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike flamur noka gazment bardhi sali berisha flamur noka gazment bardhi sali berisha

Sondazh

Poll