Politike

Bardhi: Mua s’më mbahen dot sekret ID-të e anëtarëve të PD-së

11 Nëntor 2021, 20:22 Nga DOSJA
Bardhi: Mua s’më mbahen dot sekret ID-të e anëtarëve

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi e konsideroi të paarsyeshme fshehjen e formularëve të demokratëve që kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

I ftuar në “Open”, Bardhi tha se nuk ka asnjë të dhënë personale të anëatrëve të PD-së që atij mund t’i mbahen sekret. Madje shtoi se ai ka edhe kartat e identit të çdo personi që mund të ketë firmosur.

“Cili është sekreti, cilat janë të dhënat që do të mbahen sekret? Kartat e identitetit, unë i kam kartat e identitetit të të gjithë anëtarëve, nuk mund të më fshihen mua,”- tha Bardhi.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes gazment bardhi sali berisha aksioni i berishes gazment bardhi sali berisha

Sondazh

Poll