Politike

Bardhi: Noka i di kërcënimet, demokratët e Elbasanit e thirrën para 2 ditësh

11 Nëntor 2021, 21:16 Nga DOSJA
Bardhi: Noka i di kërcënimet, demokratët e Elbasanit e

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se deputeti Flamur Noka ka qenë në dijeni të kërcënimeve të bëra nga banda e Suel Çelës në Elbasan kundrejt demokratëve për të firmosur dormularët për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

I ftuar në “Open”, Bardhi tha se Noka është thirru nga demokratët e Elbasanit për tu marrë në pyetje në lidhje me këtë gjë. Ai shtoi se demokratët nuk lejojnë që Kuvendin t’ua thërrasë Suel Çela e Aqif Rakipi.

“Ky individi që e kemi pasur përballë në zgjedhjet e 25 prillit thërret drejtues të PD në Elbasan dhe i vendos përpara formularin për nënshkrim. E di dhe Flamur Noka se ka qenë para dy ditësh i thirrur nga ata që kanë besuar te demokratizimi i Partisë Demokratike, pikërisht për këtë çështje, se nuk të pranojnë demokratët e Elbasanit t’ja mbledhin Kuvendin Kombëtar të PD, Suel Çela.  Ish deputeti i Partisë Demokratike, Keltis Kruja, ka qenë shef i shtabit të Orlando Rakipit. E ka pasur përballë Flamur Noka në Vorë, nuk e kam pasur unë. Nuk thërret, harrojeni se thërret banda dhe krimi i organizuar Kuvend Kombëtar të Partisë Demokratike, Harrojeni te keni Kuvend të thirrur nga Qifja,”- tha Bardhi.

(F.M/DOSJA.AL)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aqif rakipi gazmnet bardhi sali berisha suel cela aqif rakipi gazmnet bardhi sali berisha suel cela

Sondazh

Poll