Politike

Reagimi i Berishës? Garo: Frymëzues! Me Bashën nuk kam pasur komunikim të lirë

11 Nëntor 2021, 20:24 Nga DOSJA
Reagimi i Berishës? Garo: Frymëzues! Me Bashën nuk kam pasur

TIRANË- Drejtoresha e Komunikimit në ‘Foltoren për PD’ Floriana Garo, ka thënë se nuk ka pasur asnjëhere komunikim të lirë me kreun e PD-së Lulzim Basha. E ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv, Garo tha se ‘Foltores’ së Berishës i është bashkuar në mënyrë natyrale. Ajo gjithashtu tha se reagimi i Berishës në momentin që u shpall non grata është frymëzues

“Nuk kam patur komunikim të lirë dhe të sinqertë me Bashën. Kam pritur të thuhet se pse humbëm e nuk kishte asgjë, por vetëm heshtje, heshtje, heshtje. Kam pritur dhe ia kam shprehur Bashës se raporti me të në fund ishte i çuditshëm. Pas kësaj, unë i jam bashkuar Foltores së Berishës në mënyrë natyrale. Pasi Berisha u shpall non grata, kisha dyshime, por burrëria si reagoi, ishte shumë për t’u vlerësuar e jam frymëzuar nga kjo gjë. Duke parë entuziazmin e Berishës, i jam përgjigjur “Po”, për të qenë pranë njerëzve, pranë demokratëve. Unë kam jetuar në Amerikë dhe aty kam mësuar se njeriu nuk ka asgjë, nëse nuk ka lirinë e shprehjes e prandaj të rinjtë duhet që të shohin shpresën te Foltorja”, u shpreh Garo.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike floriana garo lulzim basha sali berisha floriana garo lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll