Politike

Firmat e mbledhura nga Berisha, Bardhi flet me KUNJA: Ne s’kemi probleme me ligjin

11 Nëntor 2021, 13:46 Nga DOSJA
Firmat e mbledhura nga Berisha, Bardhi flet me KUNJA: Ne s’kemi probleme

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka thënë në një prononcim për mediat nga selia blu, se deri më tani në zyrën protokollare të partisë nuk është dorëzuar asnjë firmë e vetme për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Ndërsa me “kunjë” shtoi se të gjithë janë gati për mbledhjen e Kuvendit, duke theksuar se asnjë prej tyre nuk ka probleme me ligjin. 

Tallja vijon edhe sot. Dua të konfirmoj se PD është institucion. Respekti është primar. Nuk veprojmë në ilegalitet. Nuk kemi halle apo probleme sa i përket zbatimit të ligjit. Dua të konfirmoj se në PD nuk ka ardhur asnjë kërkesë e qoftë edhe një anëtari për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Ajo që shqiptarët por veçanërisht kanë parë gjatë dy muajve ka qenë një blof i madh dhe kakofoni shifrash për halle e probleme personale. Nuk u arrit që pas dy muajsh të sigurohej 1/4 e firmave. Nëse i kanë firmat t’i depozitojnë në protokollin e PD-së. Çdo insituticion ka përgjegjësi për të ndjekur çdo procedurë. Jeni dhe ju dëshmitarë që deri në këtë moment në zyrën e protokollit, nuk ka asnjë kërkesë. Ne nuk kemi asnjë hall me ligjin. Nuk vijnë në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, por në zyrën e protokollit. Nëse këto firma ishin të vërtetë do të depozitoheshin. Unë mora masa që punonjësit të ishin në detyrë edhe pas orarit të tyre zyrtar duke qenë se media ishte njoftuar se firmat do të dorëzoheshin në orën 19:00. I sollën firmat nga pas i mbyllën në kasafortën e Palokës, pasi nuk ka zyrë kryetari i Këshillit, është post honorifik. Zyrën e ka që nga koha kur ishte nënkryetar në mirëkuptim me partinë. Sot na u tha që votat vetëverifikohen. Po me kë tallen këta? Me kë? Blofin me demokratët nuk e bën askush,“-tha Gazment Bardhi.

LAJMI KRYESOR: Berisha mbledh 150 firma të tjera! Reagon Bardhi: Blof! ‘Qifja’ që mbush ‘Foltoren’

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes gazment bardhi aksioni i berishes gazment bardhi

Sondazh

Poll

Politike 11 Nëntor 2021, 15:33

Braho u shkarkua, Paloka: Pse nuk reagon SPAK?

TIRANË– Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka ka reaguar pasi është shkarkuar nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Arbri Braho, djali i ...