Politike

Pse nuk u dorëzuan firmat te Bardhi? Ristani: Cic micet në zyra mos të marrin peshë

11 Nëntor 2021, 14:31 Nga DOSJA
Pse nuk u dorëzuan firmat te Bardhi? Ristani: Cic micet në zyra mos

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani i konisderon cic mice të gjithat aludimet që janë hedhur lart e poshtë se në cilën zyrë u dorëzuan firmat që janë mbledhur për zhvillimin e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Përballë gazetarëve, jashtë selisë blu, Ristani u shpreh se Kuvendet vetëkontrollohen e se askush nuk i kontrollon dot. I pyetur se përse nuk janë dorëzuar firmat në zyrën e Gazment Bardhit, ai u shpreh se nuk duhet bërë interesimi për këtë pjesë por se cila duhet të jetë procedura që do ndiqet.

PYETJA:  Sekretari i Përgjithshëm është përgjegjës për organizimin e partisë. Në këtë kontekst nuk duhet të shkonin firmat tek sekretari i përgjithshëm?

Arben Ristani: Organizimi i Kuvendit është ndryshe dhe nuk varet nga organizimi i partisë. Për më tepër, ka 2 mënyra të mbledhjes së Kuvendit. Është një mënyrë kur e mbledhin organet drejtuese të partisë, pra organet e zgjedhura nga Kuvendi me vendim të kryesisë dhe këshillit Kombëtar. Ka dhe një mënyrë tjetër kur Kuvendi ka probleme pikërisht me këta që duhet ta mbledhin dhe është mënyra që vetëmblidhet. Në këto kushte, prandaj është dhe e parashikuar që çdo Kuvend duke nisur me Kuvendin e Shqipërisë, me kuvendet e partive politike ndodh kështu: Kuvendet vetëkontrollohen, askush nuk i kontrollon. Kuvendi merr strukturën e vet të kontrollin dhe pakica ka për detyrë të jetë që të ushtrojë kontrollin gjatë zhvillimeve të punimeve të Kuvendit. Ajo që ka ndodhur është në respekt të institucioneve të partisë, në respekt të transparencës është dorëzuar në organin më të lartë që ka partia në periudhën mes 2 Kuvendeve në Këshillin Kombëtar. Cic micet në këtë zyrë apo tjetrën nuk duhet të marrin peshë në retorikën tonë apo interesin tuaj sepse nuk ju intereson cila zyrë është, por cila procedurë ndiqet.

PYETJA: Keni deklaruar se në PD po punohet për një statut të ri. A nuk duhet të ishin dorëzuar ndryshimet ditën e djeshme? Çfarë parashikon statuti për këto ndryshime?

Arben Ristani: Nëse do kishte mbledhje normale të Kuvendit, organet e zgjedhura mund të kishin punuar por këto organe kanë qenë të painteresuara për të bërë ndryshimet e duhura. Tashmë që Kuvendi po vetëmblidhet, strukturat e këtij Kuvendi po punojnë për propozime që duhet të shoqërohen me një numër firmash siç e parashikon statuti gjatë kohës që Kuvendi është i mbledhur. Kuorumi i nevojshëm për të bërë propozime do të duhet të verifikohet dhe të jetë e të paraqesë propozimet. Propozimet janë bërë tashmë të qarta për publikun. Janë propozime që kanë të bëjnë me njohjen e fraksioneve në PD, të cilat Basha nuk ka dashur t’i vendosë në statutin e PD. Kanë qenë propozime për të bërë primaret në PD, që Basha i ka thënë por nuk i ka futur në statut.

PYETJA: Si do e mblidhni një Kuvend nëse nuk e njeh PD zyrtare?

Arben Ristani: Keni një koncept gabim. PD zyrtare është shumica e anëtarëve të PD. Nuk ka PD zyrtare tjetër.

LAJMI KRYESOR: Berisha mbledh 150 firma të tjera! Reagon Bardhi: Blof! ‘Qifja’ që mbush ‘Foltoren’

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes arben ristani aksioni i berishes arben ristani

Sondazh

Poll

Politike 11 Nëntor 2021, 15:33

Braho u shkarkua, Paloka: Pse nuk reagon SPAK?

TIRANË– Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka ka reaguar pasi është shkarkuar nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Arbri Braho, djali i ...