Politike

Meta dekreton kërkesën e Ramës, liron nga detyra ambasadorin Igli Hasani

11 Nëntor 2021, 15:51 Nga DOSJA
Meta dekreton kërkesën e Ramës, liron nga detyra ambasadorin Igli

TIRANË- Ambasadori shqiptar pranë OSBE-s dhe Organizatave Ndërkombëtare, Igli Hasani është liruar nga detyra ditën e sotme. Bëhet me dije se Presidenti Ilir Meta ka dekretuar kërkesën e Kryeministrit Edi Rama, për lirimin nga detyra të ambasadorit.

Njoftimi i Plotë:

Presidenti i Republikës SH.T.Z Ilir Meta, në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, bazuar në propozimin e Kryeministrit, me nr. 4562/1 prot., datë 7.10.2021, ka dekretuar: Lirimin e zotit Igli Hasani nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare, në Vjenë, rezident.

(I.A;f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama igli hasani ilir meta edi rama igli hasani ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 11 Nëntor 2021, 15:33

Braho u shkarkua, Paloka: Pse nuk reagon SPAK?

TIRANË– Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka ka reaguar pasi është shkarkuar nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Arbri Braho, djali i ...