Politike

Kush është demokrati që ndihmoi Rakipin?Bardhi nxjerr emrin: Sot mbështet ‘Foltoren’

11 Nëntor 2021, 14:30 Nga DOSJA
Kush është demokrati që ndihmoi Rakipin?Bardhi nxjerr emrin: Sot

TIRANË- Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi gjatë një konference për shtyp me gazetarët është shprehur se është e pamundur që të verifikohen 4 mijë apo 5 mijë mandate në 1 orë siç pretendohet për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Po ashtu, Bardhi ka hedhur akuza se grupi nismëtar do të bëjë verifikimin e mandateve ishte shefi i shtabit të Orlando Rakipit, duke bërë me dije se bëhet fjalë për ish-deputetin demokrat, Keltis Kruja.

PJESË NGA KONFERENCA:

Pyetje: Pse jeni i bindur se nuk janë mbledhur firmat e nevojshme?

Bardhi: Do të duhet t’i kishim parë. Kryetari i këshillit kombëtar nuk është roje. A pretendon që ke firma? Silli pra! Kush më ka njoftuar mua për Kuvendin, apo duhet të ndjek Facebook-un? Unë, sekretari i Përgjithshëm…Shpjegimi është një dhe i vetëm. Punonjësit e protokollit i kam caktuar në punë, e të sjellin firmat dhe të mbledhin Kuvendin e PD-së. Mund të kemi çështje të tjera për t’i shtuar në rend dite. Nuk marrim njoftim degët e Partisë në Facebook. Kuvend me njerëz të Qifes nuk ka për të pasur. Nuk ndodh më ajo në vitin 2013. E kemi denoncuar të gjithë bashkë Qifen, por tani e kemi harruar.

Masa ndëshkimore për mbështetësit e Berishës?

Bardhi: E dija dhe jam në dijei të plotë se përse po bëhet ajo që po bëhet. Nëse 1/4 do të kishin depozituar kërkesë unë do të kërkoja mbledhjen e Kryesisë. Nuk kam hyrë tek kasaforta e zotit Paloka. Aq më tepër që zyra është e mbyllur. Kopjet apo origjinalet, depozitohen tek protokolli. Nuk mbyllen në kuti dhe bëjmë “show”, janë dëshmitarë demokratët e njësisë 4 ka qenë anëtari i shtabit të Haxhinastos. Këta nuk kanë lëvizur një gur që PD të vinte në pushtet. Ish-deputeti i PD, Kruja ka qenë shefi i shtabit të Rakipit.

LAJMI KRYESOR: Berisha mbledh 150 firma të tjera! Reagon Bardhi: Blof! ‘Qifja’ që mbush ‘Foltoren’

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes gazment bardhi orlando rakipi sali berisha aksioni i berishes gazment bardhi orlando rakipi sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 11 Nëntor 2021, 15:33

Braho u shkarkua, Paloka: Pse nuk reagon SPAK?

TIRANË– Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka ka reaguar pasi është shkarkuar nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Arbri Braho, djali i ...