Politike

Qëndrimi i BE nëse Berisha bëhet kryetar i PD? Asnjë koment nga ambasadorët e huaj

11 Nëntor 2021, 13:51 Nga DOSJA
Qëndrimi i BE nëse Berisha bëhet kryetar i PD? Asnjë koment

KORÇË– Ambasadori gjerman Peter Zingraf dhe ambasadorja franceze, ishin të pranishëm ditën e sotme në një ceremoni përkujtimi për ushtarët francezë dhe gjermanë të rënë në Korçë gjatë luftës së dytë botërore, ku bashkë me të rinjtë vendosën lule në varret e tyre. Ata u pyetën nga gazetarët se cili do ishte qëndrimi i tyre nëse ish-kryeministri Sali Berisha do merrte drejtimin e Partisë Demokratike. Asnjëri prej tyre nuk iu përgjigj pyetjes, duke u shprehur se shqetësimin kryesor kanë organizimin e konferencës së parë ndërqeveritare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Qëndrimi juaj nëse Berisha merr drejtimin e partisë Demokratike?

Ambasadorja e Francës: Pyetja që më shqetëson më tepër është organizimi i konferencës së parë ndërqeveritare të për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Duke shpresuar që të arrihet një marrëveshje me Bullgarinë.

Ambasadori gjerman: Ne po punojmë që kjo konferencë të mbahet gjatë mandatit të presidencës sllovene.

Nëse nuk zgjidhet problemi Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë a do të ketë një datë veçmas për vendin tonë?

Ambasadorja franceze: Kjo nuk është cështja që shtrohet, ne duam që vetëm të punohet që të arrihet kjo konferencë për të dy vendet gjatë presidencës sllovene.

LAJMI KRYESOR: Berisha mbledh 150 firma të tjera! Reagon Bardhi: Blof! ‘Qifja’ që mbush ‘Foltoren’

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike peter zingraf sali berisha peter zingraf sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 11 Nëntor 2021, 15:33

Braho u shkarkua, Paloka: Pse nuk reagon SPAK?

TIRANË– Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka ka reaguar pasi është shkarkuar nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Arbri Braho, djali i ...