Art&Argëtim

Kërkesa e Dua Lipës për presidenten e KE: Liberalizoni vizat për Kosovën

11 Nëntor 2021, 16:57 Nga DOSJA
Kërkesa e Dua Lipës për presidenten e KE: Liberalizoni vizat

TIRANË– Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa mori ditën e djeshme çmimin për Lidershipin e Dalluar nga Organizata “Atlantic Council”. Teksa pranoi çmimin, ajo iu drejtua  Presidentes se Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për liberalizmin e vizave për Kosovën. Ajo theksoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave më shumë se tre vjet më parë.

Të rinjtë luftojnë për të gjetur punë dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që e bëjnë të vështirë udhëtimin për punë ose kënaqësi. Pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret, Komisioni Evropian në fakt ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për më shumë se tre vjet më parë. Pra, a mendoni se ne mund ta arrijmë atë tani. Është në gjenet tona. A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve tanë dhe të shëronte lëndimin e konfliktit të fundit?”, tha Dua Lipa.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz dua lipa kosove vizat per kosoven von der leyen dua lipa kosove vizat per kosoven von der leyen

Sondazh

Poll