Art&Argëtim

“U bëra pak xheloze, e di si është ai”, reagon partnerja e Kledit të BBV

11 Nëntor 2021, 15:11 Nga DOSJA
“U bëra pak xheloze, e di si është ai”, reagon

TIRANË – Kledi Hysa, ish-futbollisti që  është pjesë e Big Brother Vip nuk flet shumë për jetën e tij personale por ka ndarë me banorët faktin që është në një lidhje dhe është i lumtur.

Paula, partnerja e Kledit është e huaj dhe ka edhe një fëmijë, dhe duket se mes tyre ka një marrëdhënie të shkëlqyer. Kledi duket shumë i sjellshëm dhe duket se herë pas herë ka afrimitet edhe me disa nga banoret e BBV. Pak ditë më parë ai masazhoi Einxhel Shkirën dhe Beniada Nishanin ndërkohë që vajzat ishin gjysmë të veshura.

Por si e ka pritur partnerja e tij këtë gjë? Paula, ka treguar se si e sheh sjelljen e tij në këtë reality shoë. Ajo ka thënë është e lumtur që ai është stabël dhe në gjendje të mire psikologjike. Ajo ka folur edhe për pjesën e masazhit dhe ka thënë se megjithëse është bërë pak xheloze ajo e di si është Kledi. Paula ka treguar gjithashtu se duyshja kanë 6 vite së bashku.

“’Big Brother’ është diçka e re, është një eksperiment i ri. Natyrisht që ai është larg nga familja, nga njerëzit e tij të dashur. Është një respekt i madh për mua që ka ecur aq mirë dhe ai është nga ana psiqike shumë mirë, shumë stabil, shumë i dashur. Si shoqe nuk e shikoj me kaq dëshirë të madhe (flet për masazhin që i bëri vajzave), por natyrisht ai është Kledi, është i dashur, më i dashur seç duhet, por nuk jam xheloze për këtë se e di se si është Kledi. Ne kemi gjashtë vite bashkë. Për mua është shumë korrekt që ai nuk flet shumë për jetën private aty. Është shumë korrekt nga ana e tij dhe absolutisht s’ka nevojë të flas më shumë”,- tha ajo.

Kështu e ka përfunduar ajo fjalën e daj duke thënë se për të ai është sjellë korrekt dhe i pëlqen që ai nuk flet shumë për jetën private brenda shtëpisë.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz bbv beniada nishani big brother vip einxhel shkira kledi hysa bbv beniada nishani big brother vip einxhel shkira kledi hysa

Sondazh

Poll