Art&Argëtim

Në lidhje me superstarin turk?! Morena Taraku xhiro me makinën e tij, “ndez” mediat

11 Nëntor 2021, 08:48 Nga DOSJA
Në lidhje me superstarin turk?! Morena Taraku xhiro me makinën e tij,

TURQI– Këngëtarja nga Kosova, Morena Taraku është bërë kryefjalë në mediat turke me romancën e supozuar me Berdan Mardinin. Fillimisht u pretendua se këngëtari i njohur turk Berdan Mardini, i cili i dha fund martesës së tij dhjetëvjeçare me Fatoş Yelliler ka nisur një marrëdhënie të re.

Burime për “Sabah” bënë me dije se Mardini i tha miqëve të tij të ngushtë se: Me Morenën e kam përjetuar vërtet ndjenjën e dashurisë. Jam shumë e lumtur kur jam me të, kam gjetur sërish jetë me të.

Pas gjithë këtyre aludimeve, Taraku u kap në qytetin e Nişantaşit një ditë më pare, në një qendër tregtare, ku edhe u ndesh me gazetarët.
Taraku preferoi të heshtte për lajmet por iu zhduk gazetarëve duke u larguar me makinën e Berdan Mardinin, me vlerë rreth 200 mijë lira turke. Këngëtari i njohur turk Berdan Mardini u divorcua nga Fatoş Yelliler, me të cilin u martua në vitin 2010, në mars të vitit të kaluar.

Marrë nga Sabah.com.tr

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz berdan mardini morena taraku berdan mardini morena taraku

Sondazh

Poll