Art&Argëtim

“Siç do donim vetë”, Meghan dhe Harry i japin punonjësve 5 muaj pushim

10 Nëntor 2021, 18:40 Nga DOSJA
“Siç do donim vetë”, Meghan dhe Harry i japin

SHBA- Duke folur për kompaninë e tyre, ArcheWell, në samitin DealBook të New York Times dje, Meghan Markle zbuloi pagesën bujare të pushimeve për stafin.

Sipas The Sun, Meghan shpjegoi se ajo dhe burri i saj, Princi Harry përpiqen të udhëheqin me shembuj kur bëhet fjalë për punonjësit e tyre. Meghan zbuloi se ajo dhe Harry i japin stafit të tyre 20 javë pushim. Çifti kanë thënë se i trajtojnë punonjësit e tyre ashtu siç do të donin të trajtoheshin.

Si Harry, 36 vjeç dhe Meghan morën pesë muaj pushim nga puna pas lindjes së vogëlushes Lilibet në qershor. Ata e kaluan pushimin e tyre prindëror në rezidencën e tyre prej 11 milionë dollarësh në Santa Barbra, Kaliforni.

Meghan u pyet për përvojën e saj në drejtimin e një kompanie, por nuk e bëri të qartë nëse pushimi me pagesë ishte vetëm për prindërit e rinj apo për të gjithë stafin. Çifti besojnë se ata i drejtojnë kompanitë e tyre në një mënyrë që do ta vlerësonin nëse do të ishin punonjës.

“Ne jemi një kompani e vogël dhe kemi politikat që do të dëshironim nëse do të ishim punonjës“, tha ajo.

Kjo Ishte intervista e saj e parë që nga biseda e saj me Oprah Winfrey në mars. Ajo diskutoi një sërë temash duke përfshirë prerjen e kuponëve si fëmijë, punën si kamariere dhe lobimin e senatorëve republikanë për leje prindërore.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz meghan dhe princ harry meghan markel meghan markle princ harry meghan dhe princ harry meghan markel meghan markle princ harry

Sondazh

Poll