Aktualitet

Ktheheshin nga ditëlindja, shpejtësia i merr jetën 3 anëtarëve të familjes Bibaj, në gjendje të rëndë vajza tjetër (E

16 Qershor 2019, 06:12 Nga DOSJA
Ktheheshin nga ditëlindja, shpejtësia i merr jetën 3

Tiranë- Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 12:15 të mëngjesit të sotëm në afërsi të TEG-ut.  Mësohet se një makinë “BMW” është përplasur me bordurën e rrugës dhe kanë humbur jetën 3 persona. Në aksident kanë humbur jetën babai, nëna dhe një nga vajzat. Viktimat janë  Bardhok Bibaj 62-vjeç, bashkëshortja e tij Valentina Bibaj 54-vjeçe dhe dhe Florida Bibaj 22-vjeçe. Ndërsa Xhuliana Bibaj, vajza tjetër ndodhet në gjendje të rëndë, vdekje klinike.  Ndërsa drejtuesit i mjetit, Arlintin Alia miku i kësaj familje edhe ai ndodhet në spital dhe është vënë në arrest nga policia.

Kjo familje ishte duke u kthyer nga nga festa e ditëlindjes së njërës prej vajzave, viktimës Florida Bibajt. Dyshohet se shkaku kryesor i aksidentit të jetë shpejtësia tej normave të lejuara, pasi makina ka bërë disa rrotullime pas përplasjes me bordurën mbrojtëse të rrugës. Sipas ekspertizës makina ka qenë me shpejtësi të lartë, 110 km/orë. Tre pjesëtarët e familjes humbën jetën menjëherë.  Makina u rrokullis disa herë dhe përfundoi në mes të rrugës.

Ndërhyrja për nxjerrjen e trupave ka zgjatur deri në orën 3 të mëngjesit ndërsa është dashur dhe ndihma e shërbimit zjarrfikës

 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me tre viktima aksident tragjik në tiranë bardhok bibaj florida bibaj valentina bibaj xhuliana bibaj aksident me tre viktima aksident tragjik në tiranë bardhok bibaj florida bibaj valentina bibaj xhuliana bibaj

Sondazh

Poll