Sport

Barcelona nënshkruan me mbrojtësin e talentuar

19 Shkurt 2019, 12:07 Nga DOSJA
Barcelona nënshkruan me mbrojtësin e talentuar

Vitao është mbrojtësi më i ri të cilit Barcelona i ka vënë syrin dhe mesa duket një nënshkrim kontrate është afër përfundimit pasi lojtari dhe agjenti i tij ndodhen në Barcelonë.

Barcelona është duke e planifikuar të ardhmen e klubit, duke blerë lojtarë të talentuar e të rinj në moshë, të cilët mund t’i zëvendësojnë së shpejti veteranët e klubit.

Vitao, 186 centimetra i gjatë, do të nënshkruajë kontratë me Barcelonën për t’iu bashkuar menjëherë ekipit B të klubit katalonas ose do të huazohet në një klub tjetër për të fituar më shumë përvojë në ekip të parë.

Për momentin, ai nuk do të luajë për ekipin e parë të Barcelonës, pasi trajneri Ernesto Valverde ka mjaftueshëm lojtarë për këtë pozitë.

Mbrojtësi i ri, i cili është pjesë i ekipit kombëtar U-20 të Brazilit, preferon të luajë si qendërmbrojtës, por mund të luajë edhe në pozitën e mesfushorit difensiv.

Andre Curry, agjent talentesh për ekipin katalunas në Brazil , është faktori kryesor në arritjen e marrëveshjes për transferimin e të riut në skuadrën e kampionëve në fuqi të La Ligës.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona mbrojtes brazilian transferim barcelona mbrojtes brazilian transferim

Sondazh

Poll

Sport 19 Shkurt 2019, 11:22

Marcelo largohet nga Real Madrid

Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Marcelo, u takua me bordin drejtues të klubit të hënën për të diskutuar mbi të ardhmen e tij.  Braziliani është i nervozuar m...

Sport 18 Shkurt 2019, 18:41

Bayern Munich i vihet pas Paulo Dybalës

Bayern Munich po mendon për tranferimin e yllit argjentinas të Juventusit, Paulo Dybala.25 vjeçari pëlqehet shumë nga ekipi bavarez i cili po kërkon të p...