Sport

Firmino mund të mungojë nesër me Bayern, Shaqiri favorit për formacionin e parë

18 Shkurt 2019, 19:35 Nga DOSJA
Firmino mund të mungojë nesër me Bayern, Shaqiri favorit për

Braziliani Roberto Firmino ka pasur probleme me një sëmundje para ndeshjes në Champions League me kampionët e gjermanisë.

Liverpooli është mjaft i shqetsuar para sfidës me Bayern Munich pasi sulmuesi i tyre i qendrës mungoi në stërvitje për shkak të marrjes së një virusi.

‘Reds’ po shpresojnë se braziliani do rimëkëmbet për ndeshjen e nesërme mbrëma në Anfield, por tani prezenca e tij në fushë kundër bavarezëve nuk është e sigurtë.

Jurgen Klopp gjithashtu do ketë probleme në qendrën e mbrojtjes, pasi Dejan Lovren nuk u paraqit në stërvitje, duke ia shtuar kështu dhimbjen e kokës gjermanit, të cilit gjithashtu i mungojnë Virgil Van Dijk dhe Joe Gomez, duke e detyruar kështu të startojë në mbrojtje dyshen Matip dhe Fabinho.

Nuk jam 100% i sigurt për Lovren, sot është e hënë dhe në luajme të martën, pra gjërat janë të qarta.

Përsa i përket sulmit, Klopp ka në dispozicion dyshen Mane-Salah, ndërkohë që Divock Origi dhe Daniel Sturridge do jenë gjithashtu të pranishem për të zëvëndësuar Firmino-n.

Sidoqoftë, ish lojtari i Bayern Munich, Xherdan Shaqiri, do jetë zgjedhja më e arsyeshme sipas Klopp.

Shaqiri ka bërë mjaftueshëm për ne, do jetë situatë e ngushtë, do ta vendosim më vonë.

Ndërkohë që Livepool nuk do jetë me kapacitet të plotë për ndeshjen e nesërme, ata i kanë disa pikë në favor, me Klopp i cili ka qenë trajner në Bundesliga me Dortmundin për një kohë të gjatë.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport champions league jurgen klopp livepool bayern munich roberto firmino xherdan shaqiri champions league jurgen klopp livepool bayern munich roberto firmino xherdan shaqiri

Sondazh

Poll

Sport 18 Shkurt 2019, 18:41

Bayern Munich i vihet pas Paulo Dybalës

Bayern Munich po mendon për tranferimin e yllit argjentinas të Juventusit, Paulo Dybala.25 vjeçari pëlqehet shumë nga ekipi bavarez i cili po kërkon të p...

Sport 18 Shkurt 2019, 14:55

“Piatek vlen 80 milion euro”

Sulmuesi polak Krzysztof Piatek i cili u shit tek Milani për shifrën e 35 milion eurove muajin e kaluar, tani sipas drejtorit sportive të Genoas ai vlen jo më p...