Sport

Tifozët turq shpalosin banderolën “Serbia është Kosovë”

18 Shkurt 2019, 18:57 Nga DOSJA
Tifozët turq shpalosin banderolën “Serbia është

Tifozët e Bursasporit në kampionatin turk, kanë shpalosur një banderolë me të cilën në nuk jemi mësuar të shohim.

Kemi parë shpesh nëpër stadium dhe evinimente të ndryshme të hapen postera, ku shkruhet “Kosova është Serbi”, por ky nuk ishte rasti i djeshëm.

“Serbia është Kosovë”, është parulla e re që është parë në stadium ditën e djeshme në ndeshjen kampionatit turk mes Bursasporit dhe Akhisarit. Turqit janë një nga vendet që e mbështesin me fanatizëm shtetin e ri të Kosovës dhe dje në 11-vjetorin e Pavarësisë e treguan më së miri.

Kjo foto u postua nga faqja e “Ultras Turkey”, në “Facebook” dhe ka sjellë reagime në Turqi dhe në rajon.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bursaspor dita e pavarsise se kosoves kosove-serbi bursaspor dita e pavarsise se kosoves kosove-serbi

Sondazh

Poll

Sport 18 Shkurt 2019, 18:41

Bayern Munich i vihet pas Paulo Dybalës

Bayern Munich po mendon për tranferimin e yllit argjentinas të Juventusit, Paulo Dybala.25 vjeçari pëlqehet shumë nga ekipi bavarez i cili po kërkon të p...

Sport 18 Shkurt 2019, 14:55

“Piatek vlen 80 milion euro”

Sulmuesi polak Krzysztof Piatek i cili u shit tek Milani për shifrën e 35 milion eurove muajin e kaluar, tani sipas drejtorit sportive të Genoas ai vlen jo më p...