Sport

Rakitic është i gatshëm të transferohet në San Siro

18 Shkurt 2019, 19:56 Nga DOSJA
Rakitic është i gatshëm të transferohet në San Siro

Gjatë verës së kaluar, u përfol shumë për kalimin e fituesit të topit të artë Luka Modric tek Interi, por mesa duket klubi i Milanos ka ndryshuar preferencë pasi tashmë ata synojnë kroatin tjetër, yllin e Barcelonës, Ivan Rakitic.

Barcelona nënshkroi me mesfushorin holandez Frenkie De Jong dhe Ivan Rakitic duket mëse i bindur për largimin nga Camp Nou sepse do jetë e vështirë që kroati të jetë startues sezonin e ardhshëm.

Për më tepër, edhe bashkëshortja e tij duket e joshur nga ideja për të jetuar në një tjetër qytet, pas rreth 5 vitesh në Katalunjë dhe duket se destinacioni i saj i preferuar është Milanoja.

Mesfushori kroat ka një kontratë që e lidh me Barcelonën deri në vitin 2021, por presidenti Bartomeu deklaroi se nuk do të negociojnë rinovimin para verës, duke lënë të kuptohet se edhe vetë katalanët do të mirëprisnin një largim të tij.

Nga ana tjetër, Interi është shumë i interesuar për të përfshirë në organikë që mesfushor me cilësi dhe eksperiencë të madhe, dhe Rakitiç duket se është emri ideal për klubin zikaltër, që ka gati një ofertë për kontratë 4-vjeçare me të.

Por para çdo tranferimi, interi duhet të bjerë dakort për çmimin me Barcelonën pasi klubi katalunas kërkon së paku 70-80 milion euro për kroatin sipas raportimeve në Spanjë.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona inter milan ivan rakitic san siro barcelona inter milan ivan rakitic san siro

Sondazh

Poll

Sport 18 Shkurt 2019, 18:41

Bayern Munich i vihet pas Paulo Dybalës

Bayern Munich po mendon për tranferimin e yllit argjentinas të Juventusit, Paulo Dybala.25 vjeçari pëlqehet shumë nga ekipi bavarez i cili po kërkon të p...