Sport

Sarri:”Nuk e di nëse lojtarët më mbështesin akoma”

19 Shkurt 2019, 11:41 Nga DOSJA
Sarri:”Nuk e di nëse lojtarët më mbështesin

Tekniku italian, Mauricio Sarri, nuk është më i sigurtë nëse gëzon mbështetjen e ekipit të tij pas një serije me rezultate të dobëta me Chelsea-n.

Mbrëmja e djeshme e ka tensionuar akoma më shumë marrëdhënien midis dy palëve, pasi londinezët humbën me rezultatin 2-0 kundër Manchester United në shtëpinë e tyre, një ndeshje e vlefshme për FA Cup.

‘Blutë’ kanë humbur 3 nga 5 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet pa shënuar asnjë gol, ku mund të kujtojmë humbjet turpëruese me Bournemouth dhe Manchester City me rezultatet 4-0 dhe 6-0 rrespektivisht.

Sarri ka vetëm 6 ditë kohë për të fituar besimin e lojtarëve të tij, pasi do përballen me Manchester City-n për finalen e Carabao Cup, ndeshje e cila do jetë vendimtare nëse tekniku Italian do e mbajë vendin e tij të punës.

Italiani e pranoi se nuk është i sigurtë nëse lojtarët e tij e mbështesin akoma atë si trajnerin e tyre.

Mendoj se situate me lojtarët e mi është shumë e mirë për marrëdhënien me ta, por marrëdhënia nuk është aq e rëndësishme.

E rëndësishmë është të marrësh rezultate të mira, por marrëdhënia ime me ta është mirë për momentin. Nuk e di nëse lojtarët janë akoma me mua. 

Ne duhet të përmirsohemi sepse nuk po mundem të nxjerr agresivitet dhe përkushtim nga lojtarët e mi.

Chelsea ka përball ekipin suedez të Malmo ndeshjen e rradhës, kur dy ekipet përballen për ndeshjen e dytë të fazes eliminatore të Europa League. Chelsea e fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 2-1.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport chelsea 0-2 manchester united fa cup mauricio sarri chelsea 0-2 manchester united fa cup mauricio sarri

Sondazh

Poll

Sport 19 Shkurt 2019, 11:22

Marcelo largohet nga Real Madrid

Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Marcelo, u takua me bordin drejtues të klubit të hënën për të diskutuar mbi të ardhmen e tij.  Braziliani është i nervozuar m...

Sport 18 Shkurt 2019, 18:41

Bayern Munich i vihet pas Paulo Dybalës

Bayern Munich po mendon për tranferimin e yllit argjentinas të Juventusit, Paulo Dybala.25 vjeçari pëlqehet shumë nga ekipi bavarez i cili po kërkon të p...