Art&Argëtim

Tragjedia gjatë koncertit, Drake: Ditët e fundit mendoj atë që ndodhi

10 Nëntor 2021, 13:57 Nga DOSJA
Tragjedia gjatë koncertit, Drake: Ditët e fundit mendoj atë

SHBA-Reperi Drake ka folur për herë të parë për tragjedinë që ndodhi në festivalin në Hjuston gjatë koncertit të Travis Scott, ku mbetën të vrarë tetë persona. Drake ishte i ftuar në atë koncert, duke u shprehur se prej ditësh vetëm mendon tragjedinë që ndodhi.

“Kam kaluar ditët e fundit duke menduar për këtë tragjedi. Unë e urrej të shpreh emocione si trishtimi në rrjete sociale, por e gjeta veten këtu. Zemra ime është thyer për shkak të atyre që kanë humbur jetën dhe të gjithë atyre që vuajnë. Unë do të lutem për të gjithë ata dhe do të ndihmoj me aq sa mundem. Zoti qoftë me ju të gjithë”, ka shkruar Drake në profilin e tij në Instagram.

 

 

A post shared by champagnepapi (@champagnepapi)


Një nga personat që ishin në festival paditi Travisin dhe Drake-n për më shumë se një milion dollarë, duke pretenduar se reperët nxitën turmën të bënin kaos dhe zhurmë.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz drake koncerti i travis scott travis scott drake koncerti i travis scott travis scott

Sondazh

Poll