Art&Argëtim

Nisin ndikimet e para në shtëpinë e “Big Brother VIP” / Përlotet Sarah dhe Beatrix

10 Nëntor 2021, 12:08 Nga DOSJA
Nisin ndikimet e para në shtëpinë e “Big Brother VIP”

TIRANË– Mbyllja brenda katër mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri duket se ka nisur të japë ndikimet e para. Supriza e përgatitur për blogeren Sarah Berisha, e cila takoi motrën e saj brenda shtëpisë, i preku të gjithë banorët e tjerë të “Big Brother VIP”, ku asnjë nuk i përmbajti lotët.

Mirëpo situata duket se ka qenë më e rëndë për këngëtaren nga Kosova, Beatrix Ramosaj. Ajo u përlot gjatë transmetimit, nga malli që ndjen për familjarët, ndërsa pas emisionit u mbyll në dhomën e gjumit në gjendje të keqe emocionale.
Duke e parë me lot në sy, të gjithë banorët e tjerë iu afruan duke e ngushëlluar me faktin se nëna dhe i vëllai, këngëtari Alban Ramosaj, ishin mirë dhe e ndiqnin në çdo moment.

 

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz beatrix ramosaj big brother vip sarah berisha beatrix ramosaj big brother vip sarah berisha

Sondazh

Poll