Art&Argëtim

Habit modelja Emily Ratajkowski: Më thanë “shëmtohu” nëse do të bëhesh aktore

10 Nëntor 2021, 11:46 Nga DOSJA
Habit modelja  Emily Ratajkowski: Më thanë “shëmtohu”

SHBA- Supermodelja Emily Ratajkowski ka treguar së fundmi se çfarë i është kërkuar për të qenë një aktore në Hollywood. Në një intervistë me BBC modelja ka treguar se duhej ‘të shëmtohej” për rolet e aktrimit.

‘Nëse dëshiron të të marrin seriozisht si aktore, duhet të ndalosh së punuari me modelingun dhe të bëhesh e shëmtuar për këto role”,- i thanë agjentët Emily.

Modelja amerikane foli gjithashtu për sulmin e saj të dyshuar seksual nga Robin Thicke në setin e videoklipit të Blurred Lines, në 2013. Ajo e akuzoi atë se e kishte përqafuar pa pëlqim në librin e saj të sapobotuar ‘Trupi im’.

BBC i është drejtuar Robin Thicke në lidhje me akuzat e Ratajkowski, por ky i fundit akoma nuk është përgjigjur.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz emily ratajkowski robin thicke emily ratajkowski robin thicke

Sondazh

Poll