Art&Argëtim

Leonardo DiCaprio do të luajë liderin e kultit amerikan që çoi në vdekje 900 njerëz

10 Nëntor 2021, 15:08 Nga DOSJA
Leonardo DiCaprio do të luajë liderin e kultit amerikan që

SHBA- Aktori Leonardo DiCaprio thuhet se do të luajë rolin e liderit të kultit të Tempullit të Popullit.

Sipas mediave të huaja DiCaprio nënshkroi kontratën për rolin kryesor në film, ku do të interpretojë personazhin e Jim Jones. Filmi do të tregojë për jetën e Jones dhe si ai dërgoi në vdekje ndjekës të tij duke u vetëvrarë, 40 vjet më parë. Atë ditë humbën jetën 918 persona, të cilët pinë helm. Vetë Jones u gjet në mesin e të ndjerëve.

Këtë projekt e ka marrë skenaristi Scott Rosenberg, i cili njihet për skenarët e hiteve filmike “Venom” dhe “Jumanji: The Next Level”. Xhirimet e filmit nuk dihet ende se kur do të nisin.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kulture kulture jim jones leonardo dicaprio jim jones leonardo dicaprio

Sondazh

Poll