Art&Argëtim

Alec Baldwin rikthehet në rrjetet sociale/ Apelon “Policia të jetë në xhirime”

10 Nëntor 2021, 15:42 Nga DOSJA
Alec Baldwin rikthehet në rrjetet sociale/ Apelon “Policia të

SHBA- Pas tragjedisë aktori Alec Baldwin është rikthyer në rrjete sociale pë të nisur një apel dhe të sigurohet se ajo që i ndodhi dhe që i kushtoi jetën drejtoreshës së fotografisë në xhirimet e filmit Rust, të mos i ndodh askujt tjetër.

Me anë të një postimi në ‘Instagram’ aktori theksoi se është e nevojshme që policia të jetë e pranishme në xhirime dhe të kontrollojë përdorimin e armëve.

“Në çdo set, film apo televizion, në të cilin përdoren armë, të vërteta apo false, duhet garantuar prania e policisë, e punësuar nga i njëjti produksion për të monitoruar sigurinë”, -shkruan Alec Baldwin.

Pas postimit të Alec komentet mbështetëse ishin të shumta, madje disa prej tyre kanë propozuar që armët e vërteta të mos përdoren fare për realizimin e një filmi.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz alec baldwin filmi rust alec baldwin filmi rust

Sondazh

Poll