Aktualitet

Rutte në Tiranë, takohet me Ramën: Keni bërë progres, jeni gati për negociatat me BE

10 Nëntor 2021, 06:16 Nga DOSJA
Rutte në Tiranë, takohet me Ramën: Keni bërë progres,

TIRANË– Kryeministri i Holandës, Mark Rutte ka dhënë “dritën jeshile” për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Në një konferencë për shtyp me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama, Rutte tha se Shqipëria kishte përparuar në luftën kundër krimit dhe jo vetëm, por nuk mohoi se BE duhet të përfshihej në rajon për arsyer të tjera.

Ndër to, ai përmendi influncën e Kinës dhe Rusisë, këtë të fundit e lidhi me tensionet e fundit në Bosnjë Herzegovinë, ku është shkelur marrëveshja e Dejtonit. Sipas tij, edhe Ballkani i Hapur është një nisëm që ndihmon në bashkëpunimin e vendeve të rajonit dhe të krijojë stabilitet, duke dalë në krahë të Ramës.

Ndërkohë që në fjalën e tij, Rama nënvizoi se Holanda mbështet pa rezerva integrimin europian të Shqipërisë dhe konferencën e parë ndërqeveritare dhe se është përfshirë në diskutimet me Bullgarinë për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, që rrjedhimisht penalizon edhe Shqipërinë. I pyetur për tensionet në Bosnje dhe shqetësimet për lufte, Kryeministri Rama tha se nuk beson se do të ketë konflikt por i konsideroi këto situata të rrezikshme.

Ardhjen e kryeministri holandez në Tiranë, kreu i qeverisë shqiptare e konfirmoi pak javë më parë gjatë një takimi në selinë e OKB-së në Amerikë. Kujtojmë se Holanda, një prej vendeve më skeptike ndaj integrimit të Shqipërisë në BE duke bllokuar disa herë procesin me pretendimet për krimin e organizuar dhe trafikun e lëndëve narkotike, duke bllokuar kështu edhe Maqedoninë e Veriut. Vizita e Rutte në Tiranë do të përmbyllet me një vizitë në ambientet e Piramidës, për projektin e rijetëzimit në një qendër teknologjie.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

VIDEO/ Rama i tregon zyrën Mark Rutte, ‘mburret’ me vizatimet që ka bërë

Rutte: Jam i shqetësuar për situatën në Bosnje, po shkelin marrëveshjen e Dejtonit

Rama: BE-së nuk i duhet një Ballkan ku forcat e tjera gjejnë terren

Rutte: Është mirë mos të zihemi! Shpresoj të zgjidhim çështjen e Bullgarisë

‘Jemi gjithë flamuj, duket sikur keni fituar kupën’/ Komenti epik i Ruttes: Ehh…!

Rama-kryeministrit Rutte: Iu desh që të fitonte 4 palë zgjedhje të vinte në Shqipëri

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama mark rutte mark rutte ne tirane edi rama mark rutte mark rutte ne tirane

Sondazh

Poll