Aktualitet

Hidhte mbetje makinash në treg fruta-perimesh, arrestohet 56-vjeçari në Vlorë

10 Nëntor 2021, 15:48 Nga DOSJA
Hidhte mbetje makinash në treg fruta-perimesh, arrestohet 56-vjeçari

VLORË – Një 56-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi shkarkonte mbetje të makinave në tregun e fruta-perimeve në Nartë. I ndaluari është shtetasi, D.M.

Sipas informacioneve të policisë, 56-vjeçari transportonte mbetje të automjeteve me kamionin e tij dhe i shkarkonte në tregun e fruta-perimeve të Nartës duke shkaktuar ndotje të ajrit dhe tokës.

 

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

DVP Vlorë/Kontrolle të pandërprera në të gjithë territorin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

DVP Vlorë fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet mbetjet narte mbetjet narte

Sondazh

Poll