Aktualitet

“Të vijnë këtu, do bëjmë diçka të paparë”, protesta në “5 maj”: U kam dhënë votën

10 Nëntor 2021, 14:19 Nga DOSJA
“Të vijnë këtu, do bëjmë diçka të

TIRANË – Banorët e lagjes “5 maj” ngrenë zërin ndaj qeverisë dhe bashkisë së Tiranës për shembjen e banesave dhe projektin e rindërtimit të kësaj lagjeje. Në dtën e 17-të të protestës një pjesë e tyre nuk pranojnë shembjen e banesave të tyre pasi nuk po marrin përgjigje nga autoritetet lokale dhe shtetërore se si do të kompensohen dhe për rrugën e projektit.

Për “Faxnews”, u prononcuan disa prej banorëve të “5 maj”. Njëri prej tyre tregoi se një komshi i tij ka paguar 7500 euro për të marrë legalizimin e banesës.

“7500 euro ia kanë marrë një komshiut tonë atje për të marrë legalizimin. Të më thirrin mua se nuk i kam frikë, vetëm zotin kam frikë. Nuk kam frikë se nuk kam vjedh ndonjëherë taksat e qytetarëve. Nuk kemi asnjë lloj frike, vetëm Zotin kemi frikë. Më mirë me vra veten dhe me i thënë Edi Ramës ta gëzosh shtëpinë”, deklaroi banori.

Kurse një tjetër qytetar i lagjes “5 maj” kërcënoi se qeveria dhe bashkia do të përballen me zemërimin e madh të qytetarëve të kësaj zone.

“Të vijnë këtu se do të bëjmë diçka të paparë. Këta i kam vëllezër dhe është duke na përçarë shumë keq. Shtëpinë e kam të legalizuar, nuk i kam gjë borxh. Si më nxjerr mua në rrugë, mor vlla? Unë i kam dhënë edhe votën për zhvillim, kurse ky na e bën kështu. Nesër, pasnesër e lëshon karrigen. Unë do e mbaj në mendje gjithë jetën se më ka lënë në rrugë fëmijët. A ka guxim të dalë në rrugë pastaj se unë do bëhem kamikaz pastaj”, u shpreh qytetari për “Faxnews”.

Pamje nga “Faxnews”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 5 maji 5 maji

Sondazh

Poll