Aktualitet

Denoncimet e forta, shkarkohet nga detyra nënkryetar i Bashkisë Durrës

10 Nëntor 2021, 15:24 Nga DOSJA
Denoncimet e forta, shkarkohet nga detyra nënkryetar i Bashkisë

TIRANË– Nënkryetari i Bashkisë Durrës Arbri Braho është shkarkuar nga detyra e tij. Shkresa që mban firmën e kryetares së komanduar Emoriana Sako është publikuar nga Syri.net dhe tregon lirimin nga detyra për Brahon, një ditë pasi denoncoi publikisht ish-kryebashkiakun Vangjush Dako, për të cilin u shpreh se vijon të drejtojë në Bashkinë Durrës e të menaxhojë fondet publike.

Në lidhje me akuzat e ngritura për abuzime me fondet publike nënkryetari i Durrësit u pyet nga gazetari Bledian Koka nëse është i gatshëm që faktet që disponon t’i depozitojë në SPAK.

Pjesë nga biseda në studio:

Bledian Koka: Keni ndërmend të bëni padi në SPAK?

Arbri Braho: Po, po nuk ka nevojë fare që të bëj një padi, Bashkia është aty dhe le të vijë kushdo që të shohë

Në një lidhje telefonike me gazetaren Meço, nënkryetari Arbër Braho ngriti akuza ndaj ish-kreut të bashkisë së qytetit bregdetar Vangjush Dako të cilin e akuzon për abuzime me fondet e kësaj bashkiae. Braho deklaroi gjithashtu se është anëtar i partisë socialiste në Durrës, por për këtë ka akuzuar Dakon se po largon ata që e ngrenë zërin dhe kërkojnë llogari për administrimit e kësaj partie në këtë qark. Sipas nënkryetarit të Bashkisë së Durrësit ky institucion në letra ka një kryetare, por në realitet në drejtimin e bashkisë është Vangjush Dako pasi ai i administron të gjitha para e këtij institucioni.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore arbri braho shkarkohet arbri braho shkarkohet nenkryebashkiaku i durresit arbri braho shkarkohet arbri braho shkarkohet nenkryebashkiaku i durresit

Sondazh

Poll