Aktualitet

Këshilli Ndërfetar propozon të ndryshohen dy nene të Kodit të familjes

10 Nëntor 2021, 16:21 Nga DOSJA
Këshilli Ndërfetar propozon të ndryshohen dy nene të Kodit

TIRANË- Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka kërkuar nga  Komisioni i Ligjeve që të marrë parasysh propozimin e tyre për ndryshimin e dy neneve të Kodit të familjes, nenit 241 dhe 242.

Lidhur me ndryshimin e nenit 241 Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë propozon rritjen e moshës së birësuesit nga mosha 21 vjeç në 35 vjeç dhe në raste të rralla deri në 30 vjeç.  Ndërsa sa i përket nenit 242 ku thuhet: I mituri nuk mund të birësohet nga shumë persona, përveç rastit kur ata janë bashkëshortë. Birësimi i ri lejohet pas vdekjes së birësuesit ose të birësuesve apo pas vdekjes së njërit prej birësuesve, në qoftë se kërkesa është paraqitur nga bashkëshorti i ri i birësuesit, për Këshillin Ndërfetar ajo të bëhet“I mituri mund të birësohet nga një person i vetëm ose nga persona që janë bashkëshortë ose bashkëjetues vetëm kur provohet se ai apo ata janë të lidhur në martesë apo bashkëjetesë sipas përcaktimeve të neneve 7 dhe 163 të këtij Kodi, dhe që kanë bashkëjetuar në mënyrë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme për të paktën 3 vjet.”

Propozimet e bëra nga Këshilli Ndërfetar ka vlerë vetëm nëse nenet 7 dhe 163 të Kodit të Familjes mbeten
të pandryshuar.
(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet këshilli ndërfetar i shqipërisë komisioni i ligjeve këshilli ndërfetar i shqipërisë komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll