Aktualitet

VD- Arrestohet pasi rrahu një kalimtar, publikohet video-ja e agresorit në Sarandë

10 Nëntor 2021, 16:03 Nga DOSJA
VD- Arrestohet pasi rrahu një kalimtar, publikohet video-ja e agresorit

SARANDË – Policia e Sarandës ka arrestuar sot 34-vjeçarin Saimir Murataj, i cili dhunoi me grushte dhe sende një qytetar. I ndaluari njihet si person me probleme të shëndetit mendor.

Nuk është hera e parë që Murataj dhunon kalimtarë. Një muaj më parë ai goditi me grusht një qytetar në Sarandë. Pamjet janë siguruar nga “Balkanweb”.

Saimir Murataj është dërguar në spitalin psikiatrik, por drejtoria e spitalit nuk e ka marrë përsipër shtrimin e tij.

Shumë qytetarë të Sarandës janë shprehur se ndihen të frikësuar prej 34-vjeçarit Murataj, pasi përbën rrezik fizik.

PAMJE TË SIGURUARA NGA “BALKANWEB”:

 

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet djali me probleme mendore sarande djali me probleme mendore sarande

Sondazh

Poll